Çfarë i ndodh shëndetit nga dhjami në zonën e belit/ Si ta eleminoni

25/12/2020 06:59

Një nga këshillat dhe rekomandimet që dëgjohen shpesh është humbja e kilogramëve dhe dhjamit të tepërt të akumuluar në zonën e belit. Sipas mjekëve rreziku i dhjamit në këtë zonë shkon përtej paraqitjes së jashtme.

Ata shprehen se dhjami i akumuluar në zonën e belit dhe përreth organeve të brendshme është më i rrezikshmi nga të gjithë.

Vendndodhja E Dhjamit Ka Shumë Rëndësi
Zonat e trupit ku dhjami akumulohet më shumë janë:

Ijet Dhe Kofshët
Akumulimi i dhjamit në këto zona i jep trupit formën e dardhës. Në këtë rast akumulimi i dhjamit është krejt sipërfaqësor dhe qëndron nën lëkurë.

Zona E Belit
Akumulimi i dhjamit në zonën e belit është pjesërisht nën lëkurë. Megjithatë, ai mund të shkojë më thellë duke rrethuar organet e brendshme. Trupi i njerëzve që shëndoshen kryesisht në zonën e barkut ka formën e mollës. Edhe nëse njerëzit kanë një indeks të shëndetshëm të masës trupore, dhjamosja e zonës së belit rrit nivelin e sheqerit në gjak, tensionin e lartë dhe kolesterolin.

Për më tepër, sipas të dhënave një gjë e tillë kontribuon në dhjamosjen e mëlçisë dhe shfaqjen e inflamacionit. Të gjitha këto probleme mund të nxisin sëmundjet e zemrës, mëlçisë apo diabetin. Nga ana tjetër, dhjami i akumuluar nën lëkurë siç ndodh në rastin e ijeve apo kofshëve nuk shkakton dëm në organizëm. Studimet mbi këtë çështje kanë zbuluar se rreziku i sëmundjeve të parakohshme rritet në dy raste. Nëse perimetri i belit tek meshkujt është mbi 110 centimetra, atëherë rreziku i sëmundjeve të parakohshme në harkun kohor të 9 viteve, rritet me 52%. Femrat me një perimetër të belit mbi 95 centimetra kanë 80% më shumë gjasa të vujanë sëmundje të parakohshme në 9 vitet e ardhshme të jetës.

Si Mund Të Shteroni Dhjamin Në Zonën E Belit?
Një regjim i shëndetshëm ushqimor është gurthemeli i rënies në peshë. Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm me racionet dhe të jeni të vëmendshëm ndaj sasisë. Sipas informacioneve, ju duhet të konsumoni më shumë perime, drithëra të plota, fruta dhe arrorë. Peshku dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë janë të rëndësishme. Nga ana tjetër, ju duhet të minimizoni pijet e gazuara, yndyrnat si gjalpi etj, si edhe alkolin. Aktiviteti fizik është gjithashtu i rëndësishëm për të ngushtuar perimetrin e belit, por ai rrit edhe masën muskulare dhe përmirëson paraqitjen e jashtme të trupit.

Lëngu i Majdanozit Me Limon e Mjaltë Për Rënien në Peshë
Çdo mëngjes duhet të pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë. Kjo kurë duhet ndjekur me përpikmëri çdo mëngjes për 5 ditë dhe më pas sërish pas një pushimi 10 ditor. Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës. Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA