Vigjilja e Krishtlindjes/ Mantelbardhët në shërbim të të prekurve me COVID

24/12/2020 12:45

Mjekët dhe infermierët janë në krye të detyrës në ndihmë të pacientëve me COVID duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.

Ata janë në punë edhe në vigjilje të Krishtlindjes. Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj në Facebook, një foto të mjekëve në spitalin COVID 4.

“Edhe në këtë vigjilje Krishtlindje, si çdo ditë, mjekët dhe infermierët janë në krye të detyrës, në përballje me armikun e padukshëm. Forca skuadrës së palodhur të spitalit COVID4” – shkruan Manastirliu.

Spitali COVID 4 ndodhet në aksin Tiranë- Durrës me kapacitet 100 shtretër duke vënë në dispozicion edhe strukturën e dedikuar COVID 4 për trajtimin e pacientëve.

Top Channel