Shqipëria në pritje të Vaksinës/ Silva Bino: Kapacitet për 30 mijë vaksina

24/12/2020 16:45

Vendet e BE kane miratuar tanimë për te aplikuar vaksinën anti covid Pfizer dhe ne ditët e para te janarit pritet te miratohet edhe ajo Moderna.

Por a ka infrastrukture Shqipëria te ruaje te sigurta vaksinat te cilat kerkojne kushte frigoriferike te posaçme?

Pfizer ruhet ne -70 grade dhe Moderan ne -20 grade. Dr Sila Bino garanton se ka kapacitet per 30 mije vaksina.

Bino shpjegon se ne Shqipëri mund te mbërrijnë edhe vaksina te Pfizer edhe Moderna, por me shume shanse ka nje vaksine qe pritet te miratohet se shpejti nga Mbretëria e Bashkuar.

Burime jo zyrtare thonë se nje sasi e vogël mund te mbërrije ne muajin janar, por Dr. Bino nuk e konfirmon.

Nderkohe, po trajnohet stafi per aplikimin e disa llojeve vaksinash, pasi secila ka specifiken e vet.

Top Channel