Pandemia hodhi një hije të errët mbi festimet për Krishlindje në Gjermani, por kemi “çdo arsye për të besuar” se jeta shumë shpejt, do të bëhet më e mirë tha presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në fjalimin e mbajtur me rastin e Krishtlindjes.

“Ne ende kemi një rrugë të gjatë e të mundimshme përpara nesh. Por shohim që drita e shumëpritur në fund të tunelit po rritet. Po i afrohemi fundit të krizës, hap pas hapi me nisjen e fushatës së vaksinimit”, u shpreh Frank-Walter Steinmeier, president i Gjermanisë.

Gjermanët kanë shënuar shumë tradita këtë vit nën masa të izolimit, duke nisur nga anulimi i tregjeve për Krishtlindje e deri të kufizimi i numrit për organizime me miqtë dhe familjen. Steinmeier, që është në krye të presidencës gjermane nga marsi i vitit 2017, tha se kriza e koronavirusit ka pasur pasoja shoqërore dhe personale dhe tregoi se sa delikate është ajo që ne quajmë një “jetë normale”. Ai shfrytëzoi mundësinë për të përmendur edhe një pakicë gjermane që ka mbajtur protesta kundër kufizimeve për koronavirus dhe ka shpërndarë teori të pabazuara për origjinën e tij.

Steinmier tha se  njerëzit që kanë mohuar rrezikun e virusit shpesh kanë fituar vëmendje “por njerëzit e ndërgjegjësuar për rrezikun e tij, janë më të shumtë në numër”.

Top Channel