Pensionistët po marrin shpërblimet/ Elbasan, deri më sot e kanë tërhequr një e katërta e të moshuarve

24/12/2020 15:44

Rreth 54 mijë pensionistë në qarkun e Elbasanit kanë përfituar nga shpërblimi i fundvitit, i cili ka nisur të ndahet në zyrat postare.

Por procesi, ashtu si çdo vit është shoqëruar me radhë të gjata dhe pavarësisht kushteve të pandemisë, distancat nuk ruhen.

Posta ka marrë masa për të mos lejuar hyrjen e më shumë se një personi dhe po ashtu nuk lejohet hyrja pa maska, por përsa i përket radhëve jashtë u është kërkuar të moshuarve të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë veten.

Deri tani janë shpërndarë rreth 12 mijë shpërblime në të gjithë qarkun.

 

Top Channel