Ndalimet e zyrtarëve të lartë në Mal të Zi, Abazoviç: Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

24/12/2020 12:35
Nënkryeministri malazez Dritan Abazoviç

Drejtori i Administratës së Pasurive të Paluajtshme Dragan Kovaçeviç Ana Lakiqeviç e Kërsto Paviqeviç, shefe e njësisë regjionale në Tivar dhe drjtorisë dhe një gjeometër, janë ndaluar ditën e sotme në Mal të Zi pasi akuzohen për abuzim me pozitën e tyre zyrtare.

Prokurorja speciale Lidija Mitroviç, ka urdhëruar ndalimin e tyre për 72 orë, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe kanë përdorur burime shtetërore për qëllime personale.

Nënkryeministri malazez Dritan Abazoviç, tha se qeveria e re ka premtuar një luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

 “Sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë, i cili çon tek njerëzit që kanë mbajtur poste të rëndësishme. Unë mendoj se drejtori i Administratës së Patundshmërive është një pozitë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo vend … ka të bëjë drejtpërdrejt me kadastrat e të gjitha komunave. Kishte parregullsi të shumta atje. Unë respektoj prezumimin e pafajësisë … por unë dua të lavdëroj SDT-në ”, Abazoviç.

Top Channel