Miku i Bujar Qamilit reagon pas lajmit se këngëtari është infektuar me Covid-19: Është shtruar në spital për një problem me veshka, nuk ka covid!

24/12/2020 13:08

Lajmet se këngëtari është infektuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore u shpërnda gjerësisht të mërkurën.

Ramazan Çeka, mik i Bujar Qamilit sqaroi sot për emisionin “Shqipëria live” se këngëtari është në gjendje të mirë shëndetësore.

Para ca ditëve shkoi në Itali për rinovim dokumentash. Atje pati një problem me veshkat, u shtrua në spital, ku mori mjekimin e duhur.”- thotë Çeka.  Ai thotë se tashmë gjendja e këngëtarit është e stabilizuar.

Për më tepër, Çeka zbuloi për publikun se Bujar Qamili është duke përgatitur 2-3 këngë, të cilat synon ti publikojë për festa por kjo varet nga raporti i mjekëve për shëndetin e tij.

Top Channel