Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni ishte tek Shefqet ndroqi ku përcolli disa çaste nga atmosfera atje.

Mjeku roje që shoqëroi gazetaren e Top Channel, tha se tashmë rastet që po shtrohen janë më të rëndë se më parë.

Ndërkohë dy paciente të shtruara folën dhe dhanë mesazhet e tyre:

“Unë kam 15 ditë këtu, jam krenare që jam shtruar këtu kam shumë respekt për stafin këtu, që më kanë qëndruar te koka. Në 1000 veta mund të kem shpëtuar vetëm, unë se kisha rast të veçantë, 10 ditë isha në shtëpi, kisha temp 40, të vjella, dhimbje trupi. Kur erdhëm këtu u përmirësova.

Kam komunikuar dhe me familjen. uroj që ta kalojnë të gjithë.

Flasim me whatsap shyqyr është gjë e madhe. Kur kam ardhur s’kisha frymë fare, të gjithë të jenë të kujdesshëm, virusi është i pabesë”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel