“Je nji djalë që se bon nona të dytë”/ Gruaja përlotet kur merr çelësat e shtëpisë së re nga Veliaj dhe Rama

24/12/2020 17:17

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin sot në Zallherr, ku 4 familje të tjera morën çelësat e shtëpive të reja pas shkatërrimit që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Prenda Zmalaj, e cila vetëm pak kohë më parë humbi bashkëshortin e saj, ishte dhe një prej kryefamiljareve që mori sot çelësat e shtëpisë së rindërtuar.

“Je nji djal që s’e ban nëna më mirë”, falenderoi ajo. “Ju falënderoj Kryeministër! Falënderoj kryetarin e Bashkisë që më ka përkrahur! Një falenderim njësisë! Mos të kishit qenë ju, do isha pa shpi akoma. Tani që jam dhe në vetmi, mbështetja juaj më ka ndihmuar shumë”, tha Prenda.

Pjesë nga biseda mes Kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj dhe Prenda Zmalajt:

Veliaj: Prendë si je? Erdhëm prapë!

Prenda: Je nji djal që s’e ban nëna më mirë.

Veliaj: Bashkë me shokë. E di që ke vuajtur shumë …

Rama: Ngushëllime për bashkëshortin!

Prenda: Faleminderit!

Veliaj: I tregova kryeministrit. Herën e fundit që kemi qenë, ishit bashkë me bashkëshortin.

Rama: Prendë, çfarë vitesh ke ardhur ti në Tiranë?

Prenda: Në vitet ’90. Me origjinë jam nga Puka.

Prenda: Falenderoj z. Kryeministër që më dha mundësinë e më bëri me shtëpi. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që më ka përkrahur! Një falenderim njësisë! Mos kishit qenë ju, unë do të isha pa shtëpia akoma.

Veliaj: Kryetar, ka qenë një shtëpi shumë e varfër.

Aktualisht në Zall Herr po mbarojnë 47 shtëpi, ndërkohë që plot 1000 familje të tjera do ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re.

Top Channel