Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, lushnjarët zbatojnë orën policore (Video)

24/12/2020 21:31

Prej orës 20:30 të mbrëmjes së sotme hynë në fuqi kufizimet e reja. Lëvizjet e qytetarëve janë të kufizuara nga ora 20 e 30 e mbrëmjes deri në 06 të mëngjesit.

Edhe në Lushnje ka filluar të zbatohet ora e re policore. Mbas kalimit të orës 20 e 30 forca të policisë kanë nisur patrullimin në rrugët e qytetit duke u bërë thirrje atyre qytetarëve që ishin ende rrugëve si dhe bizneseve të cilat nuk ishin mbyllur ende.

Rreth orës 21:00, në rrugët e qytetit dukej qartë zbrazja e tyre. Me dhjetëra forca policie të ndara në disa grupe do të monitorojnë gjatë këtij orari të vendosur rrugët kryesore të qytetit.

Top Channel