Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në Berat, ku në varrezat e këtij qyteti janë varrosur njërës në rrugë, ndërsa ka me dhjetëra rezervime vendesh.

Madje, kamera e emisionit investigativ faktoi pikërisht këto shkelje, duke filmuar problematikat në varrezën e quajtur “Burfullias”. Në redaksinë e Fiks Fare u ankua z.Emiljano Kamsi, i cili është pronar i një firme me objekt shërbime funerale në Berat.

“Gjatë kohës që ne kemi 20 vjet që ushtrojmë këtë aktivitet në Berat, kemi qenë subjekt, takspapagues i rregullt. Na është paraqitur një problem, një subjekt tjetër që është nënkontraktor, që quhet AB Zoga, që ka marrë për mirëmbajtje dy varrezat e Beratit, ka fituar tenderin për mirëmbajtjen për mirëmbjajtjen e varrezave. Ata kanë bërë abuzime në lidhje me normat që kanë me Bashkinë Berat” thotë z.Kamsi.

Më tej pohon se ky subjekt ka varrosur njërës në rrugë. “Subjekti ka bërë varrime, ka zënë komplet rrugën këtu. Kjo ka qenë rrugë deri në fund të parcelës. Nga viti 2015, kur ky subjekt ka fituar tenderin, kjo rrugë është mbushur me varre” thotë ai, ndërsa tregon se problematika është në të gjithë këtë varrezë.

Më tej pohon se shkelet edhe e drejta e tij si subjekt. “Nëse ai ka të drejtë ta zërë, pse unë s’kam të drejtë. Ne kemi të njëjtin objekt, nëse bashki nuk e mbante dot vetë, mund t’ja jepte një firmë tjetër që mos të kishte lidhje me varrimin në Berat, pasi ajo do të ishte e drejtpërdrejtë” thotë ai, ndërsa radhit edhe një favor tjetër, pasi njerëzit kërkojnë vende të mira.

“Ai në shkëmbim të vendeve të mira u merr edhe shërbimin tjetër. Na ka dëmtuar shumë. Nga 2015 e këtej, kemi një rënie nga 30 deri në 40 përqind të punës, që nga dhënia me tender. Ai ka abuzuar, pasi ka dhënë edhe varre të rezervuara. Parcela e re është andej, por ata që janë hallexhinj, varrosen atje, këta që kanë shoqëri me këtë ja shikoje vetë si është bërë” thotë ai, duke shtuar se “të gjitha varret në rrugë janë bërë pas vitit 2015-ës”.

Një tjetër shkelje është se firma që ka fituar tenderin vë edhe logot e saj brenda ambenteve publike. “Mund të vihet logo e bashkisë, por jo e logo e firmës private. Hapjen dhe mbylljen e varrit e bën kjo firmë, si dhe vendosjen e pllakave. Këtë tarifë e përfiton kjo shoqëri. Në momentin që kryejmë ne ceremoni mortore, janë po punonjësit e kësaj firme që shoqërojnë viktimën. Ata më kanë thënë që te porta, më pas merren këta” përfundon Emiljano Kamsi. Dhe, gjatë kësaj kohe, kamera e Fiks Fare fiksoi edhe varrimet në rrugë, madje edhe varret e rezervuara.

Pas kësaj problematike, Fiks Fare iu drejtua me një kërkese zyrtare Bashkisë së Beratit, duke i kërkuar nëse ka apo jo dijeni që në varrezat e beratit kishte varre edhe në rrugë. Ne i kërkuam nëse brenda ambienteve të varrezave, ka apo jo një planimetri dhe nëse po, a lejohet që të rezervosh një vend varri në Berat? Sipas kësaj përgjigje, bashkia Berat thotë se tenderi me këtë subjekt është bërë në muajin nëntor të vitit 2016. Sipas saj, “për arsye të mungesës së vendeve për varrim në varrezat “burdullias” janë bërë varrime duke zënë edhe rrugët dytësore nga qytetarë të ndryshëm”. Pra, bashkia e Beratit e pranon se në ato varreza janë bërë varrime në rrugë. Por, fajin ia ka hedhur qytetarëve, dhe jo firmës e cila ka marrë me tender mirëmbajtjen e varrezave.

Në lidhje me rezervimin e vendeve, kjo bashki thotë se “shpeh herë ndodh nga qytetarë të ndryshëmq ë të kërkojnë vende rezerve, për ti pasur pranë të afërmit e tyre, por duke respektuar rregulloren e punimit në varreza, janë bërë dhe tolerime”. Sipas saj, tolerimet janë bërë jo vetëm për subjektin që kryen shërbimet në varreza por edhe për qytetarë që kanë zgjedhur funeral tjetër. Pra, Bashkia e Beratit ka pranuar se firma që kryen shërbime në varreza, AB Zoga SHPK dhe Pienvis SHPK kanë shkelur marrëveshjen që kanë firmosur në vitin 2016. Por, në shkresë, kjo bashki nuk na informon nëse ka marrë apo jo masa ndaj kësaj firme!

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA