Aksident i rëndë në tunelin e Elbasanit/ Makinat bëhen “copë”, plagosen dy shoferët! Bllokohet për disa minuta qarkullimi

24/12/2020 12:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur  mesditën e sotme brenda në tunelin, përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur rëndë dy shoferët e makinave që u përplasën me njëra tjetrën, “Audi” dhe “Mazda”.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se përplasja ka qenë tepër e fortë, saqë një nga makinat është shkatërruar tërësisht duke i dalë edhe motori nga vendi.

Pas përplasjes dy shoferët kanë mbetur të bllokuar për disa minuta në makinat përkatëse, ndërsa më pas janë dërguar me urgjencë në spital.  Si pasojë e këtij aksidenti qarkullimi në tunelin “Elbasan-Tiranë” është bllokuar për disa minuta.

Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.  Kujtojmë se në tunelin Elbasan-Tiranë kanë ndodhur shpesh herë aksidente dhe me pasojë vdekjen.

Njoftimi i policisë:


“Me date 24.12.2020, rreth orës  12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy  drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel