Vijon operacioni i IKMT-së në Gjirin e Lalzit, shemben ndërtesat pa leje
23/12/2020 16:05
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar punën edhe sot në pastrimin e Gjirit të Lalzit nga të gjitha ndërtesat pa leje.
Pastrimi nisi mëngjesin e ditës së djeshme. IKMT ka informuar se në këtë zonë do të shemben 30 objekte me funksione shërbimi, një deri në dy kate, me konstruksione druri dhe metalike, të cilat janë të gjitha pa leje.
Një pjesë e zonës është kthyer në një gërmadhë me ndërtesa të shembura, ndërsa aty janë mbledhur edhe pronarët. Gjiri i Lalzit është një nga zonat më të pëlqyera nga pushuesit gjatë sezonit veror.
Top Channel