Në Vlorë, lindjet e foshnjave kanë shënuar një rënie këtë vit.

Shefi i shërbimit në maternitetin e Vlorës, Harilla Thanasko tregon se deri tani, gjatë këtij viti, 750 është numri i lindjeve në Vlorë, ndërsa vitin e shkuar ishin 850.

“Trendi i lindjeve është në rënie. Nëse para viteve ’97 shifrat shkonin nga 3000 – 3200 lindje në vit, tani variojnë nga 1200 1100 në rënie. Pandemia nuk ka ndikuar në uljen e shifrave, ndërsa nuk ka një studim që të vërtetojë këtë fakt”, shprehet mjeku.

“E kam fëmijën e parë, patjetër që nuk do rri me një fëmijë”, thotë një nënë e re.

“Është fëmija i tretë, nuk kam pasur asnjë shqetësim sa i përket pandemisë”, shprehet një tjetër grua.

“Është fëmija e parë, do të lind sot, e kam djalë kam kaluar shumë qetë shtatzëninë, do të bëj patjetër një fëmijë tjetër”.

Edhe në Vlorë ka pasur raste me Covid gjatë shtatzënisë.

“Kemi pasur raste të grave shtatzëna, të infektuara nga Covid-19, të cilat janë trajtuar në Tiranë”, rrëfen mjeku.

 

Top Channel