Mbledhja e KED për Zhaklina Peton ka mbaruar.

Anëtarët kanë hyrë në dhomë  këshillimi prej nga ku do dalin me një vendim nëse do ta lejojnë Zhaklina Peton në garë apo do ta ndalojnë sërish.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Peto këmbëngul se i përmbush të gjitha kriteret për vendin.

Shqyrtimi i kandidates Zhaklina Peto ka ndodhur për të tretën herë radhaz, nëse ajo do të lejohet ose jo të garojë për në Kushtetuese.

Mbledhja vjen në një kohë kur vetë Peto deklaroi se në datën 19  është konfirmuar se është mbartëse e Covid-it.

Peto paditi KED-në, pasi këta të fundit e përjashtuan nga gara për në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mosplotësim kriteresh, ndërsa tashmë duhet ta verifikojë për të tretën herë.

Ditën e sotme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi t’i dërgojë Presidentit të Republikës të dy emrat e garuesve për një vend në Gjykatën Kushtetuese, atë të Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos.

Ditën e djeshme, KED i intervistoi dhe përfundoi procesin e pikëzimit për kandidatët në fjalë, të cilët synojnë vendin e lënë bosh nga ish-anëtari i Kushtetueses, Besnik Imeraj.

Kandidat për këtë pozicion ishte dhe Altin Binaj, por ai u tërhoq nga kandidimi për shkak se u zgjodh si anëtar për një tjetër vakancë.

Kujtojmë se pas emërimit të Altin Binajt, emërimi i anëtarit të gjashtë e bën funksionale Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel