Përfundon gjykimi i dosjes “Bajri”, Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar, në burg mbetet vetëm Safet Bajri dhe Ilir Bajri!

23/12/2020 10:46

Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhëne fund shqyrtimit gjyqësor te një nga dosjeve me te përfolura dhe te trumbetuara me aq buje ne vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para te te Forca e Ligjit.

Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.

4. Ismet Idrizi,deklarimin fajtor, per kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, per kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

Ne përfundim te gjykimit te gjithë te pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit perkatese, per shkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabarte me kohen e dënimit.

Dosja e bujshme e Bajrave nisi me operacionin ‘Oaz’ në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel