Në punë me kamera në shtëpi/ Pushohet nga puna operatorja se refuzoi të ishte e vëzhguar

23/12/2020 15:40

Barbare Mecaj, nuk do të punojmë më si operatore telefonike pranë TELEPERFOMANCËS, pasi kundërshtoi vendosjen e kamerave në shtëpi.

” Unë jam njoftuar për shkëputjen nga puna 5 ditë pasi unë kam dalë publikisht ku kam kundështuar politikat e kompanisë për vendosjen e kamerave në shtëpi. ” Barbara Mecaj , ish-punonjëse e Teleperformancës.

Barbara thotë se teleperfomanca e shkarkoi nga puna me preteksin se asaj i kishte humbur dëshira për të punën.

” Jam shkëputur një ditë të bukur. Arsyeja ka qenë abuzimi i statusit, sipas tyre unë nuk dëshiroja të punoja. Pra të prisja telefonata. Problematika ka qenë e sistemit. Sistemi na jep mundësinë që të dal unvibile që unë jam e gatshme të punoj, dhe not ready, që nuk pres telefonata. ky status mua më ndryshonte automatikisht. “, tha ajo.

Në ditën që Barbarës iu komunikua zgjidhja e kontratës aty mësoi se Teleperfonaca e kishte paralajmëruar edhe dy herë të tjera, edhe pse ajo kurrë nuk është thërritur në zyrën e burimeve njerëzorë të kompanisë.

” Ndërkohë që kur kam marrë procesverbalin me shkrim, ndoshta dhe për të rregulluar pozitat e tyre nga ana e teleperformancës  shoh që unë paska marë dy masa disiplinor paralajmërim për heqja nga puna. këto letra ishin nisur me postë tek shtëpia por kishte qenë e pamundur sipas tyre të vinin tek unë dhe ishin kthyer mbrapsht”, tha ajo.

Top Channel