Don Mark Shtjefën: Ne respektojmë orarin e vendosur nga ekspertët por donim të kishte një konsultim, qeveria nuk na kontaktoi!

23/12/2020 15:00

“Në muajin mars ne u konsultuam me qeverinë dhe për Pashkë ishim të përgatitur, ndërsa tani njoftimi erdhi papritur”- deklaron Don Shtjefëni në një lidhje direkte nga Vau i Dejës për “Shqipëria live”.

Sipas tij njoftimi ishte i nxituar. Kisha Katolike kishte organizuar meshën në orën 20:00 duke respektuar kufizimin e orës 22:00.

Don Shtjefëni thekson rëndësinë  e meshës për Krishtlindje, një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë dhe mungesën e një takimi e konsideron diskriminim nga qeveria,-“ Ne donim një konsultim që më pas të bënim përgatitje dhe të njoftonim besimtarët.

Orari i ri i meshës është në 19:00, ndërkohë që në mesnatë kisha do të jetë e mbyllur. Kujtojmë se edhe për Pashkë besimtarët u detyruan ta ndiqnin meshën online.

Top Channel