Apeli i Ulsi Manjës për Lulzim Bashën: Prano të kaluarën. Ajo as nuk fshihet as nuk blihet

23/12/2020 17:50
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites Top Talk të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

Si drejtues i Komisionit të Posaçëm të krijuar për të analizuar raportin e Dick Marty-t, i cili thotë se UCK ka kryer krime në territorin shqiptar, Manja i është drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që të pranojë të kaluarën.

Ai tha se i takon atij ta bëjë publike veprimtarinë e tij në të kaluarën përderisa ka një pozicion në politikën shqiptare.

 “Komisioni i Posaçëm nuk është komision hetimor se nuk zhvillohet mbi bazën e ligjit por mbi bazën e një rregulloreje. Unë do të vazhdoja që është një komision faktmbledhës jep vetëm do të merret me verifikimin e të dhënave të raportit të Dick Martyt por për të vërtetuar të gjithë rolin aktiv dhe ligj zbatues që kanë pasur institucionet me UNMIK, Gjykatën e Hagës, Eulex me çdo shtet tjetër që ka kërkuar nga autoritete shqiptare ndihmë në fushën penale. Misioni është për të verifikuar se si zyrtarët apo institucionet shqiptare kanë përmbushur me sukses ajo çfarë është kërkuar në luftën e drejtë çlirimtare në Kosovë. Unë nuk di asgjë për Lulin për karrierën të kaluarën apo jetën e tij, i takon atij ta bëjë publike jetën e tij deri në momentin që është bërë pjesë e politikës. I takon  Lulzim Bashës të jetë transparent kur vendos të marrë pjesë në transparencë publike. Nuk e di pse Lulzim Basha nuk e bën publike punën e tij, nuk ka pse të ndihet përgjegjës”, tha Manja.

Manja ka sqaruar nëse Lulzim Basha do të jetë pjesë e Komisionit të Posaçëm që po heton mbi raportin e Duick Marty-n.

“Lidhur me faktin nëse do të jetë në seancë, komisioni e ka miratuar kalendarin, ka pasur nga zoti Murrizi që të përfshihet në kalendar Hose Bayrabar e Dick Martyt, kemi vendosur që të zhvillojmë dëgjesat e radhës por se kemi vendosur se cili do të jetë. Askush nuk është aq i pasur që të blejë të kaluarën e tij. Absolutisht në karrierën time nuk kam asgjë për të fshehur. Lulzim Basha nuk ka pse të ndihet përgjegjës për punën që ka bërë apo ligjin mbi të cilin ka vepruar. Lulzim Basha e ka pranuar që ka qenë përkthyes, nëse veprimtaria ka qenë legale dhe e kontraktuar s’ka pse të ndihet fajtor. Ne po presim jo më larg se dje kam firmosur disa shkresa të prokurorisë së përgjithshme, ministrisë së drejtësisë për dokumente për të gjithë veprimtaritë të vitit ‘99. Është sekret shtetëror, por të gjithë anëtarët e komisionit kanë certifikatë sigurie”, tha Manja.

Top Channel