Londra si qytet fantazmë, pamjet në ditët e para të izolimit total (FOTO)

22/12/2020 12:56

Prej dy ditësh, Londra po aplikon masën e izolimit total. Rrugët e një nga qyteteve më të mëdha evropiane dukeshin si skenat e filmave “apokaliptik”, ku asnjeri nuk shihej përveç punonjësve të metrosë. Turma të gjata janë krijuar vetëm para dyqaneve dhe farmacive.

Ndërkohë, shtetet më të afërta me Britaninë e Madhe kanë ndërprerë fluturimet, nga frika e llojit të ri të koronavirusit që është shfaqur në këtë vend, duke shkaktuar një situatë kaotike para se Britania e Madhe të arrijë marrëveshjen tregtare me BE-në.

Qeveria britanike ka vendosur që në Londër dhe në disa qytete tjera në jug dhe lindje të Anglisë të aplikojnë masën e izolimit të plotë, në tentim që parandalojë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Niveli i katër i mbrojtjes nënkupton mbylljen e të gjitha dyqaneve që nuk janë edhe aq të nevojshme në këtë kohë, siç janë butikëtt dhe kafenetë, Në pamje të parë Londra duket si “qytet fantazmë”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA