Lleshaj ‘kokë turku’ për Ardi Veliun? Çuçi: Ja pse nuk duhet ta jepte dorëheqjen drejtori i Policisë

22/12/2020 22:44

Ministri i ri i Brendshëm i vendit, Bledi Çuçi është i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.

Gazetari Arjon Sulo, iu drejtua ministrit të ri se cili ishte opinion i tij në lidhje me dorëheqjen e Sandër Lleshajt dhe qëndrimit akoma në detyrë të Ardi Veliut.

Gazetari e krahasoi Lleshajn me kokën e turkut për Veliun. Ndërsa ministri dha një përgjigje të prerë se Veliu nuk duhet ta jepte dorëheqjen dhe se veprimi i ish-ministrit ishte etik.

“Është pikërisht  fakti që kjo vrasje është rast i shkëputur, nuk duhet të japë Ardi Veliu dorëheqjen. Ndërsa Lleshaj kishte një veprim etik, ti mban disa kosto që nuk lidhen drejtpërdrejt me postin. Do të vazhdoj të punoj përderisa do të jetë drejtor i policisë. Nëse do të isha në këtë situatë do ta jepja dorëheqjen. Do ta bëja në kushte të caktuara momente të caktuara politike, nëse kjo ngjarje nuk do ndodhte në një situatë kaq të ndezur edhe Lleshaj mund të mos e kishte dhënë”, tha Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA