Partitë politike në Kosovë kanë shprehur gatishmërinë që zgjedhjet parlamentare të mbahen brenda muajit janar.

Qëndrimet rreth datës së mundshme i shprehën pas takimeve të ndara me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

Takimet u mbajtën vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, pasi deputeti Etem Arifi kishte votuar pro saj, ndonëse Gjykata e Apelit i kishte shqiptuar dënimin e formës së prerë prej 1 vit e 3 muaj burgim, për “mashtrim me subvencione”.

Të pyetur nga gazetarët nëse janë të gatshëm për koalicione parazgjedhje, përfaqësuesit e partive politike kanë thënë se mbetet të shihet në vazhdim.

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se do të veprojë në përputhshmëri me vendimin e Kushtetueses, por duke bërë thirrje që Kuvendi të mos shpërbëhet pa votim të Projektbuxhetit për vitin 2021.

 

Top Channel