Betimi i anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese, Soreca: I takon KED-së të finalizojë listat për Presidentin

22/12/2020 18:10

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i bën thirrje KED-së të finalizojë pa vonesa listat për Presidentin për të zgjedhur anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Soreca thekson se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese tashmë është brenda mundësive. Ai thekson se funksionaliteti i kësaj Gjykate është hap kryesor i kompletimit të kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e BE që sjell fillimin e negociatave.

“Sot Altin Binaj është betuar nga Presidenti Ilir Meta, anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës tani është brenda mundësive, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjitha institucioneve. Tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE”, shkruan Soreca.

Postimi i Luigi Soreca

Më 17 dhjetor Kuvendi i Shqipërisë votoi me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë!

Binaj u bë anëtari i pestë i këtij institucioni kyç, ndërsa duhet edhe një për të plotësuar grupin dhe për ta bërë më në fund funksionale Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel