Vota e emigrantëve, si në Kosovë/ Ministri Majko thotë se nuk ka nevojë për deklarimin e vendbanimit

21/12/2020 15:23

Emigrantët shqiptare mund të bëhen pjese e zgjedhjeve ne Shqipëri edhe pa bërë deklarimin e adresave. Në pritje të një vendimit final se si do të mundësohet vota e diasporës, ministri i cili mbulon këtë dikaster sqaroi se regjistrimi i banesave nuk ka lidhje me te drejten e votës.  

Majko: Ngatërrohet regjistrimi  i shtetasve jashte vendit me listen e votuesve.  Sistemi që do të krijohet pranë KQZ sipas modelit të një shteti më të ri të rajonit, Kosovës, është me aplikim sipas shtetasit tanë jashtë vendit të i cilët aplikojnë me pasaportë apo me kartë identiteti dhe kjo krijon listën e votuesve dhe jo e kundërta.

Karta e ID dhe pasaporta janë dy dokumentet e identifikimit të cilët do mund të mundësojnë votën e  shtetasve te huaj.

Majko: E drejta e votës do të bëhet duke marrë pasaportën apo kartën e identitetit sipas rregullave që do të vendosen. Pranë KQZ do të krijohet një sistem i cili kërkon vendimmarrjen e KQZ-së dhe atje do të aplikojnë shtetasit tanë që banojnë jashtë vendit.

Ministri për Diasporën bëri me dije se janë  pranë zgjidhjes së  marrëveshjes së pensioneve me shtetin Italian.

 

Top Channel