Surprizë për festa! Eminem nxjerr papritur albumin e ri

21/12/2020 13:28

Ka qenë një surprizë e këndshme për të gjithë botën muzikore, publikimi i albumit të fundit të këngëtarit Eminem.

Albumi, me titull  “Music to be murdered by – side B”, është vazhdimi i atij të publikuar në 17 janar të 2020-ës “Music to be murdered By”. Në albumin e ri janë përfshirë 16 këngë të reja, ndërmjet tyre disa janë bashkëpunime me emrat më të njohur të muzikës, si Slylar Gre, Dr. Dre, Ty Dolla Sign, Sly Piper, Maj dhe White Gold.

Këngëtari Eminem është konsideruar gjithmonë si një nga yjet më të mëdhenj të muzikës, me 250 milionë disqe të shitura në të gjithë botën. Ai është fitues i 15 çmimeve Grammy Awards. Statusin e tij botëror e vulosën përfundimisht dhe rezultatet e turit të vet të fundit global, i cili e çoi për herë të parë edhe në Itali, ku për ta parë u mblodhën më shumë së 80 mijë vetë, një rezultat që nuk është arritur kurrë nga një reper italian.

Top Channel