Nikollë Sherrniku i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Xhuljano Prela, përpara uniformave blu ka mohuar që të ketë lidhje apo dijeni mbi vrasjen e efektivit të FNSH që u vra mëngjesin e 5 dhjetorit.

Shërrniku u arrestua ditën e djeshme nga policia. Arrestimi i tij ka ardhur pas këqyrjes së kamerave të sigurisë nga ana e autoriteteve. Ai është vendosur në masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe bashkëautori tjetër shtetasi B.M, ku në bashkëpunim me homologët vijon puna intesive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Kujtojmë se më datë 5 dhjetor Xhuljano Prela pasi kishte dërguar një të afërm të tij në fshatin Pistull të Shkodrës ishte nisur në drejtim të Tiranës por pas një telefonate ai është kthyer nga rruga.

Në kamerat e sigurisë pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja shihet se në anë të rrugës në drejtim të Lezhës ishte ndalur një automjet dhe Xhuljano është ndalur pranë këtij automjeti për disa sekonda ka ulur xhamin në anë të pasagjerit dhe më pas e kanë qëlluar me një plumb në kraharor që i mori edhe jetën.

Top Channel