Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që Kosova të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

I ftuar në Open në Top Channel analisti Ismail Tasholli tha se ky vendim ishte i pritshëm dhe se të gjitha forcat politike janë gati për zgjedhje.

“Ky vendim ishte i pritshëm nga të gjithë në Kosovë. Të gjitha partitë janë gati për të bërë zgjedhje. E shikoj si një mundësi që vendi të shkojë drejt stabilizimit”- tha Tasholli.

Top Channel