Ilustrim

Berat- Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për kanosje me armë zjarri.

Sipas policisë i arrestuari është A. L., 32 vjeç, banues  në  lagjen “30 Vjetori”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).

32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

Njoftimi i policisë:

Kanosi për motive të dobëta me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej, kapet gjatë ndjekjes nga Policia 32-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 32 vjeç, banues  në  lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).

32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Top Channel