Kërcënohet për herë të dytë Limos Dizdari: Akoma nuk është hetuar rasti i parë

21/12/2020 14:54

Kompozitori Limoz Dizdari ka marrë një letër kërcënimi me jetë në shtëpinë e tij në Ksamil.

Për emisionin “Shqipëria live”, Dizdari tha se ka disa dyshime dhe ka bërë denoncimin në polici, por çështja është neglizhuar me justifikimin se “prokuroria është me Covid”. -“Kam dorëzuar dhe CD-në me pamjet filmike të kamerave, ku duket dhe personi që solli letrën por deri tani policia nuk ka bërë asgjë”.

Për herë të parë, kompozitori u kërcënua në vitin 2016, ku pati dhe reagime të shumta nga intelektualë shqiparë. Në një letër të hapur, emra si: Arben Baboçi, Abdylmenaf Bexheti, Sabit Brokaj, Pandeli Cina, Romeo Gurakuqi, Gëzim Hoxha, Ksenofon Krisafi, Nasho Jorgaqi, Fatos Klosi, Eno Koço, Anila Paparisto, Llukan Puka, Evan Rroço, Sokol Sadushi, Marenglen Spiro, Fatos Tarifa, Pëllumb Xhufi dhe Aleksandër Xhuvani shprehën  shqetësimin e tyre, mbështetjen, dhe bënin thirrje për drejtësi pasi vunë në dukje punën e bërë nga bashkëshortët Dizdari në Qendrën Kulturore e Artistike “Dea” në Ksamil të Sarandës.

Top Channel