Kaos në aeroportin Heathrow, qindra njerëz përpiqen të kapin avionin e fundit të Dublinit (VIDEO)

21/12/2020 10:54
Aeroporti Heathrow, Londër

Aeroporti Heathrow, Londër u kthye në një kaos natën e kaluar teksa qindra pasagjerë përpiqeshin të kapnin fluturimin e fundit për në Dublin disa minuta para vendimit të ndalimeve të udhëtimeve të vendosur për në Europë, përfshirë edhe Irlandën.  

Ditën e sotme, Boris Johnson do të kryesojë një takim të komitetit të urgjencës së Qeverisë Cobra pasi disa vende njoftuan se do të ndalonjnë fluturimet me Britaninë e Madhe, pas zbulimit të 70 përqind të rasteve infektive i një lloji mutant i koronavirusit i cili zhyti Londrën dhe jug-lindjen në Tier Four.

Franca u bashkua me Irlandën, Italinë, Hollandën, Belgjikën, Austrinë, Bullgarinë, Gjermaninë, Finlandën dhe Danimarkën në ndalimin e të gjitha fluturimeve nga Britania e Madhe në Europë për të paktën një periudhë 48 orëshe.

Izraeli, Turqia, Maroku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe El Salvador më vonë ndoqën edhe ata shembullin e shteteve të lart përmendura, ndërsa presioni është shtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë masa pasi Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se Kanadaja do vendosë një ndalim 72-orësh për udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar .

Turmat e njerëzve ishin futur në terminalin 5 Heathrow për të pritur azhurnimet e një fluturimi të British Airways që thuhet se ishte tepër i rezervuar, i operuar nga Aer Lingus, i cili ishte planifikuar të nisej në orën 8:55 pasdite për në Dublin.

Top Channel