Infermierja Xrisulla Zhupa

Sot feston ditëlindjen Xrisulla Zhupa, infermierja më e vjetër në qytetin e Sarandës.

Zhupa është që prej vitit 1982 në spitalin e Sarandës, fillimisht 9 vite mami, duke asistuar lindjen e mijëra fëmijëve që sot janë 30-40 vjeçarë, pastaj në reanimacionin e pediatrisë, pastaj infermiere e sterilizimit e tashmë prej 22 vitesh kryeinfermiere e Pediatrisë.

Deputeti i PS-së Alket Hyseni i ka uruar ditëlindjen me anë të një postimi dhe i ka dhuruar një buqetë me lule.

Postimi i Alket Hysenit:

Infermierët janë qenie speciale. Ato kanë një dëshirë të madhe të kujdesen për të tjerët, gjë që i bën luftëtarët më të mëdhenj të së keqes. (Dr. Jean Watson). Sot është një ditë speciale, ditëlindja, për një qenie speciale, Xrisulla Zhupa, Kryeinfermierja ikonë e pediatrisë. Personifikim i punës, përkushtimit dhe mirësisë, Xrisulla i trajton të gjithë me edukatë dhe etikë, jo sepse ato janë të gjithë të tillë, por sepse ajo është e tillë, sepse infermieri është dhe duhet të jetë i tillë.

Thonë që mjeket janë truri i spitalit, por infermieret si Xrisulla janë me siguri zemra e sistemit shëndetësor. Xrisulla që prej vitit 1982 në spitalin e Sarandës, fillimisht 9 vite mami, duke asistuar lindjen e mijëra fëmijëve që sot janë 30-40 vjeçarë, pastaj në reanimacionin e pediatrisë, pastaj infermiere e sterilizimit e tashmë prej 22 vitesh Kryinfermiere e Pediatrisë. Kthyer në ikonë të këtij reparti, ka qenë shpirti dhe zemra e spitalit, frymëzim i punës së kolegëve dhe kolegeve, fjala e ngrohtë, dora e lehtë dhe fytyra e buzëqeshur për pacientët e panumërt.

Në këtë 59 vjetor të lindjes, duke i uruar jetë të gjatë dhe të lumtur, me një tufë lulesh, i shpreh simbolikisht njëkohësisht mirnjohjen nga zemra për punën e palodhur dhe përkushtimin, për shërbimin e vyer në cdo situatë, në ditë feste e pushimesh, në shi, ftohtë apo vapë përvëluese, duke lehtësuar dhimbjet dhe shëruar fëmijët e sarandiotëve, delviniotëve e turistëve, fëmijët e minoritarëve, labëve, bregasve dhe çamëve.

Xrisulla Zhupa, është profili i njerëzve që me punën dhe përkushtimin, me ndershmërinë, përulësinë dhe fisnikërinë e profesionit të infermierit, me qytetarinë dhe zemrën e bardhë, na bëjnë krenar e na mbushin me frymëzim dhe besim, se qyteti ynë, se atdheu ynë mund dhe do të bëhet më e mirë dhe më e denjë, ashtu sikurse e deshën dhe ëndërruan rilindasit tanë, ashtu sikurse e duam ne për të sotmen dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Top Channel