FOTO/ Gjendet i masakruar dhe i prerë me thikë në fyt, i riu në Himarë (Detajet nga policia)

21/12/2020 15:06

Një person rreth te 40-ave është gjetur i shtrirë në tokë, pranë urës së Vishës, në afërsi të Himarës, dhe dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë (thikë) , si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Burime për Top Channel mësojnë se ai ka qenë punëtor sezonal nga rrethet e tjera, por ende nuk është bërë e mundur identifikimi i tij.

Policia po punon për zbardhjen, identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Himarë/Informacion paraprakë

Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel