Dy persona janë shpallur fajtorë për vrasjen e 39 emigrantëve vietnamezë, të cilët u gjetën të vdekur tetorin e vitit te kaluar, brenda rimorkios së një kamioni ku temperaturat kishin mbërritur në pothuajse 40 gradë Celsius.

Kreu i grupit të trafikantëve Gheorghe Nica, 43 vjeç, nga Basildon, në Essex dhe shoferi i kamionit Eamonn Harrison, 23 vjeç, nga Irlanda e Veriut, rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm, pasi u shpallën fajtorë për vrasje. Juria, e cila diskutoi për gati 23 orë, gjithashtu i dënoi edhe për rolin e tyre në rrjetin e gjerë të trafikimit ku vepronin së bashku me 24-vjeçarin britanik Christopher Kennedy dhe Valentin Calota, nga Birminghami.

Trupat e emigrantëve – 28 burra, tetë gra dhe tre fëmijë, u gjeten të pajetë brenda rimorkios të mbyllur. Viktimat u mbytën teksa traileri u kthye në një ferr për ta. Banda “e paskrupullt” e trafikantëve, vetëm atë muaj pretendonte të mbërrinte fitime prej 1 milionë paundësh në muaj, duke u ofruar një të ashtuquajtur shërbim “VIP” për emigrantët vietnamezë.

Top Channel