Banka Europiane e Investimeve jep fonde për furnizimin me ujë në kryeqytet

21/12/2020 10:28

80 mln euro do të jepen për transformimin e furnizimit me ujë të kryeqytetit nga Banka Europiane e Investimeve.

Përmirësimi i bilancit falë menaxhimit të mirë dhe eliminimit të humbjeve, e ka kthyer bashkinë e Tiranës në një partner të besueshëm për institucionet financiare ndërkombëtare.

Pas BERZH, së fundmi, Banka Europiane për Investim i ka akorduar bashkisë së Tiranës 80 mln euro që do të përdoren për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.
Projekti do të kontribuojë në efikasitetin e burimeve natyrore duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm dhe të sigurt me ujë në kryeqytetin e Shqipërisë duke zvogëluar edhe konsumin e energjisë.

Në faqen e saj, Banka Europiane e Investimeve thekson se falë këtij projekti të Bashkisë së Tiranës, do të ketë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe në punësim gjatë fazës së realizimit të tij.

Top Channel