Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

21/12/2020 15:05

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre.

Një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit. Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Prengë Lazri, banor i fshatit Balldre.

Top Channel mësohen se në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore.

Top Channel