7 vjeçari vrau aksidentalisht të atin me armë, psikologët: E gjithë familja ka nevojë për trajtim psikologjik!

21/12/2020 14:01

Psikologja Lenida Halilaj tha në emisionin “Shqipëria live” se djali nuk duhet të marrë ndihmë psikologjike i vetëm por bashkë me familjen e tij.

Djali vrau aksidentalisht me armë, dje, të atin që punonte si efektiv i forcave “Shqiponja”.

Sipas psikologes, është një ngjarje që do ta ndjekë shumë gjatë të miturin dhe është i domosdoshëm fillimi i seancave terapeutike. -“Por nëse familja nuk merr ndihmë do të ndikojë te djali, padashje mund t’ia kujtojnë vazhdimisht, dhe ai të ndihet fajtor e si rrjedhojë të ketë probleme në shoqëri

Po ashtu u diskutua se largimi i familjes jashtë shtetit do të ishte një zgjidhje e mirë për të ardhmen e djalit.

Dje, reth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, u plagos punonjesi i policisë së FNSh-së, shtetasi R. B, dhe më vonë ndërroi jetë.

Top Channel