Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se asnjë qytetar që kthehet nga vendet e tjera në Kosovë dhe që ka vendbanim aty nuk ka nevojë që të ketë PCR test negativ nëse do të hyjë.
Sipas ministrisë, ky test u kërkohet atyre që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e ranguara me “rrezik të lartë”, sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).
“Asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrëfarë karantine apo izolimi 14 ditor, siç dezinfomohet. Ata që vijnë në Kosovë nga shtetet e klasfikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për shtatët ditë në shtëpi (vetizolim) si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit. Është shpifje e ulët, gjthashtu, të thuhet se qytetarët të cilët vijnë në Kosovë detyrohen të testohen këtu, aq më tepër në laboratore private. Qytetarët të cilët nuk kanë vendbanim në Kosovë me rastin e hyrjes në Kosovë, e kanë testin e bërë në vendin prej nga vijnë, ndërsa ata që nuk e kanë këtë vetizolohen për shtatë ditë si masë kujdesi dhe në rast se manifestojnë shenja të pranisë së virusit, e kanë mundësinë që, sipas indikacioneve mjekësore të testohen në institucione publike, sikurse çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës. MSh u bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burimet zyrtare si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, ambasadat tona në vendet prej nga vijnë ata dhe shërbimet e tjera institucionale lidhur me masat në fuqi që kanë të bëjnë me COVID-19 dhe të injorojnë dezinformatat që vijnë nga individë të papërgjegjshëm dhe që nuk janë të vetdijshëm për dëmin që ua bëjnë pikërisht mërgimtarëve, duke i dezinformuar me qëllim apo nga mosdija”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Top Channel