Plas bombola e oksigjenit/ Turqi, vdesin 8 pacientë me Covid-19

20/12/2020 04:54

Të paktën tetë pacientë me Covid-19, të shtruar në një spital privat të Turqisë juglindore, kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombole oksigjeni, që u pasua nga një zjarr i madh.

Incidenti ndodhi në provincën Gaziantep në 4.45 të mëngjesit. Shtatë prej pacientëve vdiqën në vend nga zjarri që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar SANKO, ndërsa një tjetër ndërroi jetë më vonë. Viktimat ishin të moshave nga 56 deri në 85 vjeç.

Ekipet e zjarrfikësve dhe forca policore mbërriten me urgjencë në vendngjarje. Zjarri u arrit të fashitej brenda një kohe të shkurtër, ndërsa autoritetet nisën një hetim mbi episodin vdekjeprurës. Pas shpërthimit, 11 pacientë që merrnin trajtim kundër COVID-19 në terapi intensive, u zhvendosën në spitale të tjera.

Repartet e kujdesit intensiv në mbarë Turqinë janë mbushur në masën 74% për shkak të sëmundjes, sipas të dhënave qeveritare. Mbrëmjen e së premtes, ministria turke e shëndetësisë raportoi 26.400 raste të reja të cilat e në 1.98 million totalin e infektimeve në vend. U shënua po kështu dhe një rekord ditor prej 246 vdekjesh, qe e coi në 17,610 bilancin e jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA