(FOTO) Kaos në Londër! Qytetarët pushtojnë dyqanet, nxitojnë për blerje para se të nisin kufizimet e ashpra

20/12/2020 10:16

Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër po përjetohet një intensitet i blerjeve pas deklaratës se do të zbatohen kufizime të ashpra në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në bulevardet Regent dhe Oxford u formuan radhë të gjata, përpara fillimit të kufizimeve që do të zgjasin për dy javë duke filluar që nga nesër dhe ku dyqanet, palestrat sportive dhe floktoret do të jenë të mbyllura.

Në Londër, që është një prej qyteteve ku janë shënuar më shumë raste në vend, u vërejt se qytetarët vazhduan blerjet pavarësisht motit me shi dhe nuk zbatuan rregullin e distancës fizike.

Kryeministri Johnson shtrëngoi masat e COVID-19 para Krishtlindjeve

Kryeministri britanik Boris Johnson, pas shfaqjes së një lloji të COVID-19 që përhapet më shpejt në vend njoftoi se është marrë vendimi për të shtrënguar edhe më tej kufizimet në Londër dhe përreth saj dhe se është ndaluar që familjet të bashkohen në krishtlindje.

Johnson njoftoi se ata duhet të merrnin disa masa paraprake për shkak të llojit të ri dhe se Londra ku janë zbatuar kufizimet më të gjera deri tani dhe se në lindje dhe juglindje të Britanisë, ku masat janë shtrënguar edhe më tej do të rriten në fazën e katërt.

Masat e reja do të jenë të vlefshme që nga nesër, bëri të ditur Johnson, i cili shtoi se aktualisht në vendet ku restorantet dhe baret janë të mbyllura do të mbyllen palestrat sportive, parukeritë dhe të gjitha dyqanet ku nuk shiten produkte themelore dhe se nga popullata do të kërkohet që të qëndrojë në shtëpi përveç situatave të jashtëzakonshme.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA