Në Izrael ka nisur vaksinimi masiv kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Në kuadër të vaksinimit masiv që ka filluar mëngjesin e sotëm, vaksina antiCOVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech fillimisht do të aplikohet te punonjësit e shëndetësisë.
Ndërsa nga nesër, personat mbi 60 vjeç ose ata që janë në grupin e rrezikuar mund të aplikojnë në qendrat e vaksinës në vend për kryerjen e vaksinimit. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se vaksina antiCOVID-19, e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech synohet që në Izrael të injektohet te 60 mijë persona në ditë.
Qeveria izraelite synon që deri në fund të janarit 2021 të vaksinohen mbi 2 milionë persona me vaksinën antiCOVID-19. Izraeli ka arritur marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech për blerjen e 8 milionë dozave të vaksinës antiCOVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Izraelin me një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh janë prekur mbi 373 mijë persona nga COVID-19, ndërsa jetën e kanë humbur 3.704 persona për shkak të virusit.
Top Channel