ShBA, mbyllja e mundshme e qeverisë ndërlikon negociatat për ndihmën ndaj ekonomisë

19/12/2020 03:03

Kongresi amerikan u vu nën presion sot për të gjetur një konsensus mbi planin e mbështetjes së ekonomisë përpara një paralize të mundshme të administratës federale që mund të ndodhë që në mesnatë.

Javën e kaluar, Kongresi i dha vetes një pushim të shkurtër duke zgjatur miratimin e ligjit të financave deri më 18 dhjetor për të shmangur një “mbyllje” dhe për të kursyer më shumë kohë për të negociuar buxhetin 2021.

Megjithatë, disa orë para skadimit të afatit të ri, diskutimet janë ende në një ngërç dhe financimi publik mund të dështojë. Ky afat vjen ndërsa demokratët dhe republikanët përpiqen të nënshkruajnë një marrëveshje për ndihmë ndaj familjeve dhe bizneseve të goditura rëndë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Top Channel