Qëkur shkroi versionin e parë të “Hinterlandit të kuq|, në 2010, kanë kaluar 10 vjet dhe Mustafa Nano mendoi se kishte ende dicka për të thënë për historinë e tij.
Të qytetit të tij të lindjes, Corovodës, por mbi të gjitha të brezit të tij. Fëmijët e periferisë së Shqipërisë të lindur në vitet ’60 në kulmin e socializmit.
Nën moderimin e Irena Myzeqarit dhe me praninë e kritikut Ilir Yzeri, departamenti përkatës në UET zhvilloi një bisedë me autorin rreth versionit të ri të këtij libri, të shkruar 10 vjet pas botimit të parë.
Book’s revieë është një cikël bisedash me autorët e botimeve të UET. Profesor Fatos Tarifa ka bërë parathënien e botimit të dytë dhe e sheh atë si një risi në fiksimin e jetës shoqërore të asaj periudhe.
Top Channel