Andi Bushati në Top Talk

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Andi Bushati , i cili foli rreth çështjes së protestës, mbylljen e hetimeve të Prokurorisë së Dibrës dhe vizitës së Presidentes Kosovare Vjosa Osmanit në Shqipëri.

Ai tha se ne bëmë SPAKU-n për të krijuar, ndëshkuar dhe hetuar këto lloj krimesh që po e merr Porkuroria e Dibrës, që këtu kemi të bëjmë me një dyshim duke mos përmendur se njëra prokurori ja dërgonte tjetrës sepse anjëra prej Prokurorive nuk ishte e gatshme të hetonte një krim të tillë.

 “Ndoshta është shpejt për të thënë se ka një rezultat konkret sepse për të parë një rezultat nga drejtësia duhet ne të dimë se sa është ajo e përputhshme me pritshmëritë e publikut, pra të bëjmë krahasimin se çfarë është në mendjen e publikut dhe përgjigjet e drejtësisë. Në mendjen e publikut është vjedhja e zgjedhjeve është dhe një piramidë sistemike sesi është zhvilluar kjo, pra janë ato përgjimet e kërcënimeve të mësuesve që si duhet të veproni për të votuar për PS, është vënia e policisë në drejtim, pra a do mundet ti japë drejtësia përgjigje gjithë çmontimin e kësaj skene?! Unë mendoj se jemi shumë shpejt për të thënë për më tepër se ka një kleçkë që ka lindur dhe mbartur dyshimet e publikut. Ne bëmë SPAKU-n për të krijuar, ndëshkuar dhe hetuar këto lloj krimesh që po e merr Porkuroria e Dibrës, që këtu kemi të bëjmë me një dyshim duke mos përmendur se njëra prokurori ja dërgonte tjetrës sepse anjëra prej Prokurorive nuk ishte e gatshme të hetonte një krim të tillë. Pesha është patjetër, por edhe sikur ne të kishim një prokurori të pavarur, çfarë do të ndodhte a do mundet një prokurori edhe e pavarur 4 muaj para zgjedhjeve të tjera të zbardhi një krim kaq të fortë elektoral, në çdo vend perëndimor drejtësi shume të zhvilluar se Shqipëria dhe institucione të zhvilluara si Shqipëria prokuroria prapë do bënte politikë. Nëse për të arritur pritshmëritë e publikut,  këtu kemi të bëjmë me një tallje se nuk mundet ti në diskurin të flasësh për peshq të mëdhenj dhe Brukselit ti shesësh peshq të vegjël, asnjëri në Bruksel nuk do e besonte këtë, kurse unë e paragjykoj drejtësinë, ku në 30 vjet ne kemi të drejtën ta paragjykojmë, jo vetëm ne të dy. Sa më shumë ta duash drejtësinë aq më shumë do dyshosh me mënyrën si po sillet Shqipëria, ku ne në të kundërten e kemi dëgjuar”, tha Andi Bushati

Top Channel