New York në dëborë

New York është përfshirë nga stuhia e parë e borës në këtë sezon dhe pritet të ndikojë mbi 60 milionë persona në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bora ka rënë gjatë natës ndërsa ekipet kanë punuar në pastrimin e saj për të mundësuar qarkullimin e rregullt, por edhe lëvizjen e këmbësorëve.

Shumë qytetarë shihen nëpër rrugët e New Yorkut, të cilët kanë dalë për të shijuar këto momente të borës. Bora pritet të ndikojë nga shteti Virginia deri në Maine.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel