Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren e Tiranës, Arjana Liço, e cila dha dorëheqjen duke bërë që procesi i vettingut për të ndërpritet si dhe të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite duke humbur dhe statusin e magjistratit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 5 mars 2020 të deklarojë humbjen e së drejtës së Arjana Liços për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Ndërsa sot në seancën e KPA, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë la në fuqi këtë vendim.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arjana Liço, kundër vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arjana Liço.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.12.2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA