Vaksina kundër COVID-19 arrin në Arabinë Saudite

16/12/2020 13:25
Vaksina kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Al-Rabiah, ka konfirmuar se Vaksina kundër koronavirusit ka mbërritur në Arabinë Saudite. Ai tha se dërgesat e para kanë arritur mëngjesin e së mërkurës, ndërsa shpërndarja e tyre do të nisë në tre ditët e ardhshme.

Al-Rabiah u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen për marrjen e vaksinës, duke shuar se vaksina do të jetë pa pagesë për të gjithë.

Ai  nuk e specifikoi se sa doza kanë arritur dhe as për cilën vaksinë bëhet fjalë.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore saudite kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për importim dhe përdorim.

Kjo vaksinë ka nisur tashmë të jepet në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar, kryesisht të moshuarit.

Top Channel