Gjykata e Vlorës, ka bërë vlerësimin e masave të sigurisë për 32 personat të cilët u arrestuan në Vlorë pas një hetimi 6 mujor antidrogë.

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur “Arrest me burg” për:  Gëzim Kuci, Agurim Jonuzaj, ismet Hyseni, maliq Bylyshaj, Romarjo Hasanaj, Përparim Gjinaj, Simon Leskaj, Marjus Driza, Dashamir Troka, Xhezo Shakaj, Haziz Xhaferraj, Ervin Mehmetaj, Daniel Gjikaj, Kastriot Gjokaj, Platon Mehmetaj, Gilo Novruzaj, Elsid Gjokaj, David Fakaj, Bashkim Davacaj, astrit Gjokaj, Klinton Shehaj, Besnik Guhacaj, Moisi Mehillaj, Admirim Duro, Eduart Guhacaj, Shkëlqim Iljazi.

Ndërkohë janë lënë në arrest shtëpie, dy gra nga Gjirokastra Ritana Duro dhe Mabrime Ruko. Po ashtu arrest shtëpie është dhënë edhe për Blerim Ribaj dhe Pavlin Curraj.

Mësohet se një person tjetër është lënë me masë sigurie arrest në shtëpi për shkak se është prekur nga koronavirusi.

Nga operacioni i zhvilluar së fundmi 4 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa 3 persona të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë dhe janë pezulluar nga detyra si policë.  Mësohet se janë gjithësej 5 policë në ndjekje penale nga komisariati i Himarës.

Kujtojmë se 27 persona u arrestuan, ndërsa 4 u shpallën në kërkim për bashkëpunim pas një hetimi 6 mujor. Pjesë të këtij organizimi të jashtëligjshëm kanë qenë burra dhe gra, ndërsa akuzohen për shpërdorim detyre policë, kryetarë fshati dhe inspektorë të pyjeve.

Top Channel