Ditën e sotme, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Monika Kryemadhi, e cila foli rreth çështjes së protestës, thirrjes së Stresit për Presidentin Meta dhe për emërimin e Bledi Çuçit.
Ajo tha se Stresi ka bërë një thirrje më shumë për të treguar se Presidenti duhet të kërkojë nga strukturat e policisë dhe drejtësisë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në mes të viktimës dhe agresorit të cilat lënë shumë për të dëshiruar në këtë proçes, dhe se nuk ka reaguar për këtë ngjarje sepse kjo ngjarje kërkon një hetim dhe zbardhje më të detajuar.
“Këtë e kërkon që të shtrojë një presion për veprimet e tjera që cënonin figurat publike, besimi që mund të jetë e Stresit, ku unë nuk shikoj zhgënjim por një thirrje më shumë për të treguar se Presidenti duhet të kërkojë nga strukturat e policisë dhe drejtësisë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në mes të viktimës dhe agresorit të cilat lënë shumë për të dëshiruar në këtë proçes, nuk kam reaguar se kjo ngjarje kërkon një hetim dhe zbardhje më të detajuar. Nuk keni asnjë status timin në qëndrimet publike sa i përket vrasjes, jo vetëm po pres hetimin, por kërkon një diçka shumë më të detajuar. Për mua është akoma e skandaloze, se akoma nuk është se pse nuk iu bë testi i drogës policit. Ajo sjellja arbitrare në orën 1 të natës në halucinacione kushtet e vetëmbrojtjes sigurisht që krijon probleme. Ju e dini se pas 72 orësh testi i drogës nuk ka efekt, edhe po nuk i zbardhi drejtësia e Edi Ramës, do zbardhet herët a vonë”, tha Monika Kryemadhi.
Top Channel