Rrëfehet 60 vjeçarja që tentoi të vetëflijohej në Durrës: Nuk më ndihmon askush!

16/12/2020 13:17

“Nëse sërish nuk më ndihmojnë sërish do tentoj të vras veten”- thotë Fatime Gashi.

Në një rrëfim për “Shqipëria live”, 60 vjeçarja apelon për ndihmë. Sipas saj,institucionet përkatëse nuk kanë bërë asgjë pavarësisht se i ka kontaktuar disa herë.

Fatime Gashi rrëfen se veprimin e ka ndërmarrë në gjendje të dëshpëruar për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Gruaja jeton me djalin e saj për 20 vite pas vdekjes së bashkëshortit dhe rrëfen se edhe djali është përpjekur disa herë të vrasë veten dhe ajo nuk mundet të kërkojë ndihmë mjekësore për të.

60 vjeçarja tentoi të vetëdigjet me benzinë para bashkisë Durrës, në 14 dhjetor, duke krijuar panik te qytetarët, por fatmirësisht policia ndërhyri në kohë.

Top Channel