Peru, aksion antidrogë/ Policët vishen si babagjyshë!

16/12/2020 11:55

Një skuadër policie antinarkotike në Peru realizoi një aksion blitz në një shtëpi, ku efektivët, të veshur si babagjyshë dhe elfë arrestuan një trafikant droge.

Një zëdhënës i policisë tha se burri ishte akuzuar se shiste drogë jashtë shtëpisë së tij, afër një shkolle.

Oficerët e veshur me jelekë antiplumb poshtë kostumeve të tyre, arritën në vendngjarje me një furgon, të maskuar, dhe më pas hynë në shtëpi, ku zbuluan një çantë që mbante drogë, maska dhe një armë.

Policia peruane ka kryer edhe më parë aksione me një maskim të tillë, në këtë periudhë kohe dhe thotë se metoda është një taktikë efikase. Në të shkuarën, policët në Peru kanë kryer aksione të maskuar si të pastrehë, lypës apo fshesaxhinj në të shkuarën.

Top Channel